Rama: BE si ka mbajtur premtimet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pengje të Bullgarisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet.
Për këtë, Rama thotë se i vjen keq por që nuk është i zhgënjyer.
“BE nuk i ka mbajtur premtimet e veta. Dhe nuk e them këtë, të njëjtët udhëheqës të komunitetit që na njohin se i kanë bërë detyrat tona të shtëpisë e pranojnë, por pavarësisht nga kjo ne jemi ende në një bllokim”, tha Rama.
Siç raporton Corriere Della Sera, Edi Rama ka thënë se mosmbajtja e premtimit të BE-së ka të bëjë me ngecjen e procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Shkaktar të kësaj ngecje, Rama e quan Bullgarinë.
“Nuk ishte e mundur të lihej Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pengjet e një vendi të vetëm të BE, Bullgarisë, e cila është gjithashtu një anëtare e NATO-s ashtu si ne. E gjithë kjo përballë 26 shteteve të tjera anëtare”, tha Rama.

Rama ka thënë se duhet të hiqet unanimiteti nga vendimet e BE-së.Ai thotë se arsyeja qe Shqipëria dhe shtetët e tjera të rajonit të cilat po punojnë për antarësim në BE është për shkak se ekziston rreziku i depertimit të subjekteve të tjera si Rusia dhe Kina.
Ndërsa për e Ukrainën si kandidate për anëtarësim në BE, Rama thotë se ajo e meritonte
Tutje, Rama tha se shqiptarët duan të jenë anëtarë dhe protagonistë aktivë të BE-së
Është samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor./Shqip.com