Lajme

Rakiq: Situata është tensionuar në veri, formimi i Asociacionit të Komunave Serbe e zgjidh këtë çështje

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Ministri për Komunitete dhe Kthimm dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka pretenduar se situata në Veriun e Kosovës është më e tensionuar se ditët e kaluara, përcjell Shqip.com.

Rakiq kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sepse sipas tij, kjo është zgjidhja për probleme të tilla.

Lexo edhe:
Policia e Kosovës demanton sërish gazetën serbe për situatën në veri

“Situata sot është me e tensionuar sesa ditëve të kaluara. Kemi një situatë ku më shumë se 3 mijë ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni i Komunave Serbe akoma nuk është formuar, ndërsa në fakt ky asociacion është esenca e këtij problemi sepse me këtë asociacion do t’i zgjidhnim të gjitha problemet”, deklaroi Rakiq për Kosova Press.

Lexo edhe:
Vuçiq: Jam i shqetësuar për rrahjen e serbëve në Veri të Kosovës

Tutje ai tha se garanton që serbët do të jenë të përmbajtur dhe se nuk do ta provokojnë askënd, teksa shtoi se tre serbë janë rrahur nga Njësia Speciale e Kosovës.

Por, këto pretendime i ka demantuar Policia e Kosovës përmes një sqarimi, ku thuhet se është lajm tendencioz dhe i pavërtetë i publikuar nga një medium i cili “në vazhdimësi po publikon dezinformacione të tilla”.

Lexo edhe:
Sveçla: Nuk presim përshkallëzim të situatës në veri

“Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë, sipas të cilit, çdo veturë që hyn në Kosovë duhe t’i ndërroj targat e veturave me ato të përkohshme të Kosovës.

Si shenjë revolte për këtë, banorët serbë në komunat veriore të Kosovës kanë bllokuar rrugët, duke mos lënë kështu që most ë kalojë askush.

Për të mbikëqyrur situatën, aty janë pozicionuar Njësitet Speciale të Kosovës, që po qëndrojnë aty nga e hëna./Shqip.com