Lajme

Rakiq me ultimatum: Nëse nuk formohet Asociacioni deri në fund të vitit largohemi nga institucionet

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se nëse deri në fund të vitit nuk themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe atëherë do të largohen nga institucionet.

Këto komente, Rakiq i ka bërë gjatë një konference për media, të shtunën.

Lexo edhe:
Kurti ia shpjegon një delegacionit të Parlamentit Evropian aksionin kundër kontrabandës

“Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe deri në fund të vitit, unë do t’i informoj të gjithë faktorët relevantë se do të largohemi nga të gjitha institucionet e Prishtinës në veri, në të gjitha nivelet”, paralajmëroi ai.

Kjo situatë vjen, pasi Policia e Kosovës të mërkurën në një aksion të gjerë kundër kontrabandës së mallrave përfshiu edhe Veriun e Kosovës.

Beogradi ka tentuar që aksionin kundër kriminaliteti ta paraqesë si “sulm të Prishtinës kundrejt serbëve”.

Madje, Rakiq ka thënë se “nuk durojnë më, pasi duan të na marrin edhe ajrin”.

Nga opozita dhe figura të tjera publike kanë kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që ta shkarkojë ministrin e tij, Goran Rakiq.

Por, Kurti ka thënë se “Rakiq nuk është çështje” duke shtuar se “shkarkimi i tij do të bëhej çështje”. /Shqip.com