Rakiq kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga Zveçani
Publikuar:
(29.05.2023 08:04:30)

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga Policia e Kosovës, të largohet nga komuna e Zveçanit dhe kryetari i ri i kësaj komune të mos hyjë në objektin komunal.
Siç raporton REL, ai po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.
Kurse, protestuesit në Zveçan, janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt, ndërsa policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës.
Në Zubin Potok, raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.
/Shqip.com