Ragmi Mustafi, këshilltar i ri në Qeverinë Kurti

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, është emëruar këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Këtë Mustafi e ka quajtur mundësi të “jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën”.
“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën, në kuadër të ekipit Bislimi edhe një herë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar ndër të tjera Mustafi në Facebook.
Postimi i plotë:
Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi.
Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
/Shqip.com