Radoica Radomiroviq emërohet zv/ministër për Komunitete dhe Kthim
Publikuar:
(25.05.2023 10:46:03)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Me këtë rast, Kurti e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndërkaq, gjatë ditës, siç është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit, Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviqin.
/Shqip.com