Lajme

Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, vdes turisti anglez

Hotel në Dhërmi

Turisti nga Anglia, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ka vdekur.

Kjo pasi sipas mediave në Shqipëri, ai nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagët e marra.

21-vjeçari anglez  Z.C., ka vdekur rrugës për në Spitalin e Vlorës.

Lexo edhe:
Në turist bie nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, dyshohet se ishte i dehur

Dyshohet se ai ra nga ndërtesa pasi ishte në gjendje të dehur.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje./SHQIP.com