R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari i hitit të njohur “I Believe I Can Fly”, R. Kelly është deklaruar fajtor për trafikim dhe abuzim seksual.
Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut konfirmoi dënimin përmes një postimi në Twitter.
“R.Kelly është dënuar për abuzim nga një juri federale në Brooklyn”, thuhet në deklaratë.
We are extraordinarily disappointed in the verdict was returned by the New York jury today. Mike Leonard and myself believe that the verdict was not supported by the evidence and instead is a reflection of the hysteria whipped up by a couple of TV shows.
— Steve Greenberg (@SGcrimlaw) September 27, 2021
Diskutimet fillimisht nisën të premten në një gjykatë federale në Brooklyn, New York.
Këngëtari i R&B, 54-vjeç, po përballej me një akuzë për shantazhe, përfshirë 14 akte të fshehta të shfrytëzimit seksual të një fëmije, rrëmbim, ryshfet dhe akuza për trafikim seksual.

Në bazë të këtyre akuzave, R. Kelly mund t’i duhet të kalojë dekada në qelinë e burgut, por vendimi do të jepet më 4 Maj 2022.
Në javët e ardhshme, avokatët e zotit Kelly mund të paraqesin propozime për të rrëzuar vendimin./SHQIP.com