Lajme Botë

Qyeteti i Hanoverit merr masa për t’u përballur me krizë energjetike

Qyteti gjerman i Hanoverit ka ndaluar ujin e ngrohtë në ndërtesat publike dhe ka futur masa për të reduktuar përdorimin e ngrohjes dhe energjisë pasi Evropa përballet me një krizë të mundshme të gazit natyror këtë dimër.

“Çdo kilovat orë e kursyer kursen rezervuarët e magazinimit të gazit”, tha zyra e kryetarit të bashkisë në një njoftim për shtyp të mërkurën.

Është qyteti i parë në Gjermani që kalon në dush të ftohtë në ndërtesat publike, duke e bërë ujin e nxehtë të padisponueshëm për larjen e duarve dhe përdorime të tjera në objektet qeveritare, palestrat dhe pishinat, raporton CNN.

Po ashtu është bërë e ditur se , qyteti, i vendosur në veriperëndim të vendit, do të reduktojë gjithashtu ngrohjen në ndërtesat publike, si dhe do të ndalojë ndriçimin e ndërtesave publike gjatë mbrëmjeve. Hanoveri gjithashtu do të mbyllë shatërvanët publikë.

Në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po bëjnë remonte të njësive Kosova A dhe B, në mënyrë që gjatë dimrit të ketë sa më shumë prodhim vendor.

Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimeve se do të ketë krizë energjetike në gjithë Evropën, përfshirë edhe Kosovën.

“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor.” tha ai.

Të martën, është nënshkruar Marrëveshja për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington për sektorin e energjisë elektrike./Shqip.com