QKUK: I nxirret telefoni nga stomaku
Publikuar:
(30.08.2021 23:25:42)

Një burrë 33 vjeçar i është nxjerrë një telefon nga stomaku, të hënën.
Ai e kishte përbirë telefonin “Nokia” para katër ditëve, raporton Shqip.com
Lajmin e ka kumtuar doktori në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Skender Telaku.
“Pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, ka shkruar ai.
Nuk dihen më shumë informacionet rreth pacientit në fjalë. /Shqip.com