Lajme

Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, në rend dite shtrenjtimi i derivateve të naftës

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se një mbledhje e Ekzekutivit do të mbahet në orën 10:00.

Si pikë e rendit të ditës është edhe Projekt-udhëzimi Administrativ pë Rregullimin e Çmimeve t♪7 derivateve të naftës.

Kjo është mbledhja e tretë e Qeverisë për këtë muaj.

Theksojmë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, të mbajtur më 7 qershor, janë shqyrtuar dhe miratuar propozim-vendimet lidhur me Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për rekomandimin e Presidentes, Vjosa Osmani për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”./Shqip.com