Qeveria shqiptare bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike
Publikuar:
(17.08.2022 10:47:20)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë Belinda Balluku ka bërë thirrje sot për kursim energjie në kushtet e një krize botërore.
Balluku ka thënë se kursimi i energjisë elektrike është jetik.
“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Konkretisht, ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të sigurohen se të gjitha dritat janë të fikura para se të dalin nga shtëpia dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm në kohën që janë në shtëpi.
Thirrja vjen në një kohë kur parashikimet tregojnë për një dimër të vështirë në sigurimin e energjisë elektrike në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë./Shqip.com