Lajme

Qeveria ndanë 6,323,380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës (të 157-të me radhë), në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Qeveria ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katër dhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ankesat e qytetarëve për procesin e furnizimit të librave janë duke u shqyrtuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT).

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Nagavci ka deklaruar se ankesat e qytetarëve janë pranuar dhe se pagesat për nxënësit 5-vjeçar do të bëhen pas verifikimit të rasteve.

Vendimi për subvencionimin e teksteve shkollore është kritikuar nga partitë opozitare të cilat kanë shprehur shqetësimin se viti i ri shkollor mund t’i gjejë fëmijët pa librat e nevojshëm.

/Shqip.com