Ekonomi Biznes

Qeveria miratoi marrëveshjen prej 15 milionë euro për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë

Foto: EO

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, në mbledhjen e së mërkurës ka votuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, Financim shtesë në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (MFPT).

Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se marrëveshja e cila kap shumën prej 15 milionë eurove përfshin mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19.

Ndërsa, një pjesë e mjeteve financiare do të destinohen për mbështejtje në furnizim me barna esenciale.

“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh. Mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështejtje në furnizim me barna esenciale”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj marrëveshje dhe se ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Rartifikimin e marrëveshjeve, prandaj e kemi sjellur sot para jush edhe si projektligj për tu miratuar”, tha Murati gjatë mbledhjes.

Po ashtu, Qeveria votoi pro shqyrtimit të Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (ZKM)./SHQIP.com