Lajme

Qeveria me udhëzim të ri për caktimin e çmimit tavan të derivateve të naftës

MINT, Nafta

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ështê miratuar udhëzimi i ri administrativ për rregullimin e çmimeve të karburanteve dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë e naftës dhe derivateve të tjera.

Ky udhëzim është miratuar në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.

Kryeministri Kurti, para kabinetit lexoi këtë pikë për “plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ numër 03/ 2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ky plotësim ndryshim vije si vazhdimësi e masave mbrojtëse për konsumatorët dhe operatorët ekonomik të rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”.

Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministrja Rozeta Hajdari

Qeveria e Kosovës, më datë 24 qershor 2022 kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës,

Siç kishte njoftuar MINT, vendimi është marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse”.

Në nenin 4- të të këtij udhëzimi administrativ, thuhet se “çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 cent”.

Theksojmë se ky udhëzim ishte marrë për shkak se çmimi i naftës në vend kishte arritur deri në 1.90 cent për liftër dhe ishte në fuqi vetëm për 30 ditë.

Vendimi i qeverisë ishte kundërshtuar nga Shoqata e Naftëtarëve.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, i ishte drejtuar me një letër kryeministrit Kurti, ku thuhej e vendimi i Qeverisë i ka sjellë “kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit”./Shqip.com