Lajme

Qeveria me Projektligj vendos për rregullimin e çmimeve në produktet bazë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën mbledhje është marrë një  vendim për produketet bazë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , Rozeta Hajdari.

Ky Projektligj ka për qëllim rregullimin e masave mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore.

Në fjalën e saj Hajadri është shprehur se ligj do të zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte bazë dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve.

“Si rrjedhojë e gjithë kësaj, është bërë hartimi i Projektligjit për masa të përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky ligj zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve në treg”, tha ajo.

Më tutje, ajo është shprehur se komisioni ndërministror ka analizuar çmimet dhe është vërtetuar se marzha tregtare te artikujt bazik nuk është e njëjtë.

Projektligji u miratua me shumicë votash nga ana e kabinetit qeveritar./Shqip.com