Qeveria sot mban mbledhje
Publikuar:
(24.11.2021 08:24:50)

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën duke filluar nga ora 10:00, shkruan Shqip.com.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se mbledhja që do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga mediat e akredituara.
“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.
Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./SHQIP.com