“Qeveria Kurti është zhytur në korrupsion”

Pos si “qeveri e zhytur në korrupsion”, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti edhe për “majtizëm ekstrem”.
Përmes një postimi në Facebook – Haradinaj ka përmendur 12 pika përmes të cilave “Kosova është duke ngecur”.
“Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara”, beson Haradinaj.
Madje, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje edhe për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lufta kundër UÇK-së, e zhvilluar si luftë ndaj pushtetit të keq të dy dekadave, e që si pasojë ka zbehjen e patriotizmit dhe të ndjenjave atdhetare për shtet”.
Ka përmendur edhe mos-miratimin e Ligjit për Pagat.
Si dhe shtoi se “ofendimet e militantëve e tregojnë fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje”. /SHQIP.COM