Qeveria e Kosovës shqyrton marrëveshjen e kredisë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do të mbahet këtë të mërkurë do të shqyrtojë këto pika.
-Shqyrtimi i Propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës në pajtim me Përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me Nismën Legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zyrtarët publik.
-Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
-Shqyrtimi i projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
-Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmave Sociale në Kosovë”
-Shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. /Shqip.com