Qeveria e Kosovës mban mbledhje, pritet të miratohet buxheti për vitin 2022
Publikuar:
(29.10.2021 13:39:05)

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të premten duke filluar nga ora 17:00, përcjell Shqip.com.
Në këtë mbledhje që do të udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2022.
Ndërkaq, paraditen e së premtes, Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se buxheti i vitit 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se ai i këtij viti.

“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, ka thënë Kurti./SHQIP.com