Qeveria e Kosovës i dërgon shteteve të BE-së raport për situatën në veri

Qeveria e Kosovës i ka dërguar një raport të detajuar qeverive perëndimore në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të nxitur dhunën në vend, ka bërë të ditur njohësi i politikave për Ballkan, Jasmin Mujanoviq.
Ai përmes rrjetit Twitter ka treguar se e ka siguruar një kopje të këtij raporti.
Në këtë raport u përmenden edhe rastet kur janë sulmuar gazetarët, duke e kryer punën e tyre, raportimin nga vendi i ngjarjes.
“Më 26 dhjetor për të katërtën herë gazetarët nga jugu i Kosovës sulmohen, me dy nga ta që edhe u lënduan nga hedhja e gurëve nga një grup serbësh të maskuar.
Të njëjtën ditë, ushtria e Serbisë, e cila tash e disa vjet grumbullon rezervat e armëve nga Rusia, është urdhëruar për gjendjen më të lartë të gatishmërisë, përfshirë topa me rreze të gjata”, thuhet në raportin e Qeverisë së Kosovës dërguar qeveritë e tjera perëndimore.

/Shqip.com