Qeveria do të shpallë konkurs ndërkombëtar për kompleksin “Adem Jashari”

Pika e parë e rendit të ditës në mbledhjes e sotme (e mërkurë) të Qeverisë ishte projekti për restaurimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njoftoi se për projektin do të shpallet një konkurs ndërkombëtar.
Në mbledhje u miratua vendimi për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit.
Çeku, tha se juria vlerësuese do të jetë nga profesionistë vendorë dhe të jashtëm, e cila do ta bëjë përzgjedhjen e tre propozimeve më të mira.
Sipas Çekut, vendi i parë e nënshkruan kontratën për hartimin e projektit për kompleksin “Adem Jashari”.
Vendi i dytë shpërblehet me 80 mijë euro, dhe vendi i tretë shpërblehet me 60 mijë euro.
Projekti do të zbatohet në një periudhë disa vjeçare.
Kujtojmë që vitin e kaluar MKRS ka ndarë mbi 45 mijë euro për restaurimet emergjente brenda kompleksit të Jasharajve.
Këto ndërhyrje u bënë për të mënjanuar rrezikun e shembjes, së kompleksit.
/Shqip.com