Qeveria çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme – duke parashikuar një fluks të madh refugjatësh ukrainas
Publikuar:
(03.03.2022 11:55:43)

Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga e premtja në pritje të një fluksi të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus, shkruan CNN.
“Ne po e zbatojmë atë thjesht për arsye teknike, kështu që ne mund të përballojmë fluksin e refugjatëve,” tha të mërkurën, Kryeministri çek, Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.
“Në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai.
Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.