Qëndron Kastrati: Autoritet serbe me pyetën se përse je larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe a e njeh Fatmir Limajn

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është ndaluar me datën 13 gusht nga autoritet serbe në pikën kufitare “Dheu i bardhë”, teksa po kalonte transit në Serbi.
Kastrati në një intervistë për Klan Kosovën ka bërë të ditur se pas ndalimit nga policia serbe, atij i është dhënë urdhër që të pres dikë që ta intervistoj meqë rast kanë ardhur dy persona pa uniform dhe i kanë kërkuar ta ndal telefonin.
Anëtari i PSD-së, ka bërë të ditur se pyetjet të cilat i janë bërë kanë qenë të natyrës politike.
“Më kanë kërkuar ta fik telefonin, pastaj më kanë bërë pyetje politike. Në asnjë moment nuk është diskutuar se pse po kaloj nëpër shtetin e Serbisë. Jam pyetur ‘pse je larguar nga Lëvizja Vetëvendosje’ ose ‘a e njeh personalisht Fatmir Limajn.”, ka thënë ai.
Kastrati ka treguar se ka refuzuar të iu përgjigjet pyetjeve të tilla dhe ka kërkuar që t’ia prezantojnë urdhërin e prokurorit dhe arsyeja se pse i është pamundësuar të kalojë nëpër Serbi.
Ndërsa ata i kanë dhënë një dokument që shkruhej në cirilik, shkrim të cilin nuk e ka njohur.
Ndryshe për këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ku kanë thënë se po shpeshtohet marrja në pyetje e shtetasve të Kosovës nga serbët në pikën kufitare “Dheu i bardhë”.
KMDLNJ-ja përmes një komunikate ka thënë se bazuar në rastet të cilat u janë drejtuar atyre, marrja në pyetje e personave është e qëllimshme dhe po bëhet me synimin që të bëhet një presion ndaj tyre që të mos udhëtojnë në Serbi duke ua shkëputur kontaktet familjare./SHQIP.com