Rozë

Qëllimisht apo rastësi? -Loredana shfaqet më veshjen e njëjtë si të Taynës

Reperja, Tayna

Dy rep-artistet më të përfolura të momentit Tayna dhe Loredana përveç stilit të njëjtë në muzikë duket që kanë ngjashmëri edhe në veshje.

Reperja nga Prizreni, në vitin 2018 është shfaqur në koncerte dhe intervista me maskë në kokë, që më pas u konsiderua edhe senzacion i vitit.

Mirëpo, siç duket Tayna tashmë është duke ‘u kopjuar’ edhe nga kolegia e saj, Loredana.

Artistja, mbrëmë në një koncert në Londër është shfaqur me veshjen e njëjtë që Tayna është parë para tre vitesh.

Menaxheri i reperes, Rinor Hykolli ka bërë një postim në Instagram, ku ka thënë se në vitin 2018 ka qenë në stil maska, duke ironizuar me veshjen e Loredanës.

Lexo edhe:
“Heroinat”, Tayna iu dedikon këngë grave shqiptare
Lexo edhe:

Ndryshe, reperja ka përfunduar albumin e saj të parë të titulluar ”Bipolar”, ndërsa më 28 nëntor ka lansuar këngën “Heroinat’.

Projekti është pritur mjaftë mirë nga fansat dhe vetëm për një javë ka marrë afro një milionë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com