Qalaj: Vazhdimi pa afat i konkursit për policë në veri, i paligjshëm

Konkursi për policë të ri në komunat veriore të Kosovës nuk ka përfunduar, paçka se afati ka skaduar me 27 janar, e që është shtyrë për 10 shkurt.
Ndonëse në fillim organet e rendit u mjaftuan vetëm me postimin e konkursit, në kohën shtesë të tij u realizuan edhe video-thirrje me përfaqësues të sundimit të ligjit në Kosovë, por edhe të vet zyrtarëve policorë.
Kësaj nisme iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurtit, që në gjuhën serbe u bëri thirrje pakicave të aplikojnë për gjeneratën e re të policisë.
Megjithatë, as videoja e Kurtit nuk kreu punë pasi sa policë u kërkuan nuk aplikuan.
Andaj, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, deklaroi se ky konkurs nuk do të mbyllet as të premten e 10 janarit, siç ishte planifikuar, por do zgjasë deri të plotësohet numri.
Mirëpo, sipas ish-drejtorit të policisë, Rashit Qalaj, zgjatja e konkursit pa afat nuk është e ligjshme.
E mos deklarimi i institucioneve për numrin e pretendentëve për policë, po bëhet për t’i mbrojtur aplikuesit nga presionet e Serbisë, ka thënë Qalaj për Klan Kosova.
Megjithatë, sipas udhëheqësit të dikurshëm të Policisë, ata që aplikuan nuk janë të veriut të vendit.
Me shumë se 500 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan kolektivisht nga ky institucion më 5 nëntor 2022, derisa së fundmi Qeveria serbe i quajti dorëheqjet si të përkohshme.
/Shqip.com