Lajme

Qalaj: U dëmtua rëndë imazhi i Policisë

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Mbrëmjen e 10 prillit një qytetar serb është plagosur me armë zjarri në Zveçan. Pas raportimeve të mediave serbe se në këtë plagosje ka qenë e përfshirë Policia e Kosovës, kjo e fundit ka lëshuar një komunikatë duke i demantuar këto shkrime, ndërsa pak më vonë ka njoftuar se ka suspenduar katër zyrtarë policorë.

Tre prej zyrtarëve policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin ndërsa një tjetër dyshohet për mosraportim, si dhe për përfshirje në rast. Mënyra se si policia e ka trajtuar këtë rast është kritikuar nga ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Kritika për këtë veprim të Policisë ka edhe ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Pas raportimeve të mediave serbe se në plagosjen e serbit, M.J. është përfshirë Policia e Kosovës, ky institucion ka deklaruar se “Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar”.

Vlen të potencojmë dhe njëherit të sqarojmë se, Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar”, thuhej në njoftim.

Pas rreth 3 orësh, Policia ka demantuar veten. Në një komunikatë tjetër për media, PK ka njoftuar se katër zyrtarë policorë janë suspenduar pasi njëri dyshohet se është përfshirë në rast, ndërsa tre të tjerët për mosraportim të rastit.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, thuhej në njoftim.

Më pas, të katër zyrtarët policorë, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas intervistimit nga ana e Inspektoriatit Policor dhe me vendim të prokurorit, 4 zyrtarë policor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast. Të njëjtit gjatë ditës me rekomandim të IPK-së janë suspenduar nga PK”, shkroi Sveçla.

/Shqip.com