Qalaj ofendon deputetën e VV-së, anëtarët e kësaj partie lëshojnë mbledhjen e komisionit
Publikuar:
(01.11.2022 14:03:32)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Kjo pasi deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i tha, deputetes së VV-së, Mirlinda Tishukaj, “je bo si papagall”.
Qalaj më tutje ka thënë se nuk e ka ndërmend të tërhekë fjalën, dhe kjo ka bërë që deputetët të largohen.
Fillimisht ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci foli për Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t.
Ajo tha se kanë arritur që t’i realizojnë shumicën e rekomandimeve, duke shtuar se e kanë zgjidhur problemin e 32 zyrtarëve serb që nuk janë paraqitur në punë e janë paguar.
/Shqip.com