Petkoviqit i ndalohet sërish vizita në Kosovë

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar sërish vizita në Kosovë, transmeton Shqip.com.
Nga kjo zyrë i kanë thënë Tanjugut, se autoritetet në Prishtinë kanë shkuar një hap më tej në shkeljen e marrëveshjes së Brukselit.
Kjo pasi sipas tyre, nuk e kanë njoftuar Beogradin me e-mail se vizita ishte ndaluar, por e kanë bërë në vendkalimin kufitar në Jarinje.
Kjo është hera e gjashtë që nga fillimi i vitit që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.
Në të njëjtën kohë, sipas këtij mediumi, Beogradi ka aprovuar vizitën në Bujanoc të një ministri të Qeverisë së Kosovës, që “tregon vendosmërinë për respektimin e marrëveshjes”.
Më 2 dhjetor, Petkoviq ishte në pikëkalimin kufitar të Merdarës, ku nuk iu lejua hyrja në Kosovë.
Petkoviq është ndaluar të hyjë në Kosovë edhe me 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe më 26 nëntor./SHQIP.com