Putin urdhëron që forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë
Publikuar:
(27.02.2022 15:00:39)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të jenë në gatishmëri të lartë, shkruan “The Guardian”, përcjell Shqip.com.
Putin – e ka bërë këtë në përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO-s.
Urdhri, i cili u njoftua nga agjencia e lajmeve TASS, erdhi në një takim midis Putinit, Ministrit të Bbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Valery Gerasimov.