Lajme Botë

Putin: Ne nuk duam luftë në Evropë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

“Ne nuk duam luftë në Evropë”, është shprehur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas takimit me kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari bëri vizitën inauguruese në Moskë të martën për të takuar presidentin rus, ku kriza momentale në kufirin Rusi-Ukrainë e dominoi agjendën.

Bisedat mes Scholz dhe Putin janë mbajtur me distancë sociale për shkak të refuzimit të kancelarit gjerman që të bëjë një test rus PCR.

Scholz arriti në Rusi pas një udhëtimi në Kiev të hënën, ku ai takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të forcuar mbështetjen e Berlinit përballë agresionit rus, raporton DW, transmeton Shqip.com.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të menaxhojmë marrëdhëniet mes shteteve nëpërmjet diskutimeve të frytshme me njëri tjetrin”, tha Scholz përderisa takoi Putinin, duke shtuar që i erdhi mirë që dy liderët kishin mundësinë të takoheshin ballë për ballë.

Ai po ashtu lavdëroi “lidhjet e përpikta biznesore” mes dy shteteve, duke pranuar “situatën e vështirë” për paqe dhe siguri në Evropë.

Në komentet e para të tij, Putin po ashtu u fokusua në lidhjet ekonomike, duke theksuar edhe “diskutimet e nxehta” rreth Ukrainës.

“Fatkeqësisht, ne do të kushtojmë një pjesë të madhe të kohës rreth situatës në Evropë dhe sigurisë së saj”, tha Putin, i cili po ashtu kishte qëllim diskutimin e problemit të furnizimit me energji.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz

Çka tha Olaf Scholz?

Olaf Scholz shprehi “shpresën se ne një të ardhme të afërt ne do të gjejmë një zgjidhje për bllokimin e tanishëm me diskutime tutje të rangut më të lartë, nevojitet një dialog i hapur”.

Ai tha se dyshja kishin diskutuar një rang të gjerë të temave përfshirë, problemet e mjedisit, por po ashtu edhe fatin e grupit civil shoqëror “Memorial” e edhe të drejtat e transmetimit të Deutsche Welle.

Scholz tha se ai pret që “Deutsche Welle të jetë në gjendje të vazhdojë punën në Rusi”.

Scholz tha se vendosja e trupave në kufirin ukrainas “mund të shihet si kërcënim.” Megjithatë, “ne tash dëgjojmë që më shumë trupa janë duke u tërhequr që është një sinjal pozitiv dhe ne shpresojmë se edhe më shumë tjerë do vazhdojnë”.

“Paprekshmëria e kufijve të Ukrainës nuk është e negociuar”, pohoi Scholz. “Dialogu nuk mund të përfundojë në një qorrsokak, ajo do të ishte katastrofë për të gjithë”, shtoi ai, “është e rëndësishme të shkojmë në rrugën e diplomacisë që të e shmangim luftën në Evropë”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se Rusia ishte një lojtar esencial në ruajtjen e sigurisë në Evropë pas bisedimeve me presidentin rus Putin në Moskë. “Për Evropianët, është e qartë se siguria që zgjat nuk mund të arrihet kundër Rusisë por vetëm me Rusinë”, u tha ai korrespodentëve.

Çka tha Putin pas bisedimeve?

“Ne nuk duam luftë në Evropë”, tha Putin.

Putin tha se Gjermania “është një nga partnerët më të rëndësishëm të Rusisë” dhe tha se kishin për qëllim të bashkëpunonin edhe më tutje me Berlinin. Ai theksoi rolin e lidhjeve ekonomike mes të dyjave, me Gjermaninë si partneri i dytë më i madh tregtar pas Kinës.

Duke iu referuar “Nord Stream 2”, ai tha “më lëni ta bëjë të qartë që ne dëshirojmë të vazhdojmë të transportojmë gaz përmes Ukrainës edhe pas 2024”. Problemi më i madh për fuqitë perëndimore me “Nord Stream 2” ka qenë pozicioni i saj në shpërfilljen e Ukrainës që mbështetet në të ardhurat e tarifat e gazit që transportohet përgjatë shtetit.

Dyshja poashtu diskutuan NATO-n dhe Ukrainën, me Putinin që tha se “shtetet e kanë të drejtën të iu bashkohen aleancave ushtarake sikur që kolegët tanë në NATO gjithmonë ruajnë, por është po ashtu e rëndësishme të ruhet siguria e dikujt jo me çmimin e sigurisë së shteteve tjera”.

“Ne jemi të gatshëm gjithashtu të vazhdojmë procesin e diskutimeve”, shtoi presidenti rus.

Marrëdhëniet e paqarta mes Berlinit e Moskës

Gjermania është gjetur në situatë të vështirë rreth kërcënimeve të Rusisë për një pushtim të Ukrainës. Është anëtar i rëndësishëm e NATO-s e edhe partner tregtar i rëndësishëm për Rusinë.

Berlini vazhdimisht ka treguar mbështetjen e tij për sovranitetin Ukrainas, por ka qenë më pak entuziastë në kërcënimet për braktisjen e kontradiktores “Nord Stream 2” të gazit që do ta sillte gazin rus drejtpërdrejtë në Gjermani.

Gjermani po ashtu është kritikuar për refuzimin që t’i shesë armë Kievit për shkak që regjioni ka qenë një zonë aktive e luftës.

Megjithatë, Gjermania nuk është kursyer nga kundërsulmi nga partnerët rusë. Kremlini së fundmi e braktisi transmetimin e Deutsche Ëelle në Rusi pasi kanali i mbështetur nga shteti rus RT dështoi të sigurojë një licencë legale për transmetim në Gjermani.

Lidhjet ekomomike në rrezik

Rusia është treguar e hapur të diskutojë më tutje për të shmangur një konflikt të hapur ushtarak të martën duke shpallur se disa ushtarë që kanë qenë duke marrë pjesë në ushtrime ushtarake afër Ukrainës ishin kthyer në bazat e tyre.

Gjermania iu bashkua disa shteteve tjera të dielën duke iu bërë thirrje qytetarëve të saj të lënë shtetin menjëherë, në mesin e frikës së një pushtimi rus.

Ushëtimi i Scholz është një “tentim i minutës së fundit… për të shmangur luftën” por është” në dorën e Putinit që tash të shfaq shenja për de-eskalim”, i tha ligjbërësi konservator gjerman Thomas Silberhorn DW të martën.

Rreth një kursi të veprimeve për sanksione, Silberhorn paralajmëroi se ata do të shkonin me shumë më shumë se ato ekonomike, me “të gjithë marrëdhëniet mes Rusisë dhe shteteve perëndimore” në rrezik.

I pyetur rreth qëndrimit të Gjermanisë në Nord Stream 2, Silberhorn tha se “Gjermania është gati të përfshijnë transportimin me tubacione të Nord Streat 2 në disa lloj sanksionesh të shteteve perëndimore”, por si pjesë e një pakete të gjerë sanksionesh./Shqip.com