Putin anulon planin për të sulmuar fabrikën Azovstal në Mariupol
Publikuar:
(21.04.2022 09:55:26)

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën Azovstal në qytetin e Mariupolit, duke thënë se ai dëshiron që ajo të vazhdojë të jetë e bllokuar në mënyrë të sigurt.
Forcat e fundit ukrainas janë strehuar në fabrikën e madhe të çelikut të qytetit Azovstal, që thuhet se ka rreth 1 mijë civilë, shkruan BBC.
Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës Sergei Shoigu, ministrit të tij të mbrojtjes.
Ai e uroi atë për një operacion të suksesshëm në Mariupol, pasi Shoigu pretendoi se forcat ruse kishin pushtuar qytetin.
Shoigu i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se dy mijë luftëtarë ukrainas ishin ende në uzinë, e cila ka një bunker të gjerë nëntokësor./Shqip.com