“Pushoni, lekët shkojnë e vijnë”, Enca ka disa këshilla për ndjekësit
Publikuar:
(08.08.2022 20:00:37)

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiu, është ndër këngëtaret më aktive në rrjete sociale.
Ajo njihet për jetën luksoze dhe pushimet e shpeshta sidomos në Dubai.
Ndërkaq, së fundmi ajo ka drejtuar disa këshilla për ndjekësit e saj në ‘Instagram’.
Enca u ka sugjeruar atyre të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi sipas saj lekët vijnë e shkojnë.
“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot”, ka shkruar ajo
“Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror”.

Enca është ndër këngëaret më të komentuara në mediat rozë.