Lajme

Pupovci : Nuk ka dhunë që më sprasë, as grushti as plumbi, dërgohet në mbatje sulmuesi

Hatixhe Pupovci gjatë ditës së djeshme është sulmuar në objektin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Lidhur më këtë Pupovci ka thënë se nuk ka dhunë që mund ta sprasë nga parimet e saja.

‘’Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi!’’ ka shkruar Pupovci.

Po ashtu Pupovci ka thënë se nota në lëndën e Fiziologjisë nuk mund te merret pa u merituar.

‘’Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi’’ ka shkruar më tutje Pupovci.

Lidhur më këtë rast Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar se është arrestuar një person që ka sulmuar Pupovcin në zyrën e saj.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje. 

Ky rast është cilësuar sulm ndaj personit zyrtar./Shqip.com