Lajme

Pupovci i përgjigjet SBAShK-ut: Ligji i Pagave mund të aprovohet deri në fund të vitit

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, thotë se Ligji i Pagave mund të aprovohet deri në fund të këtij viti.

Në një konferencë për media, Pupovci iu përgjigj paralajmërimeve të SBAShK-ut për protestë dhe grevë në arsim nëse nuk miratohet ky ligji, shkruan Shqip.com.

“Ata kanë shprehur pakënaqësi për Ligjin e pagave që vlen për gjithë sektorin publik dhe është duke u punuar në këtë ligj dhe deri në fund të këtij viti mund të aprovohet. Ne e kemi në plan shtimin e 400 psikologëve dhe pedagogëve”, tha ai.

“Sa i përket SBAShK-ut adresa është ministria e Arsimit. Ne kemi takime të rregullta”.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj

Pupovci foli edhe për bursat që janë dhënë në fushën e shkencave të inxhinierisë dhe matematikës, ndërsa, ai tha se planifikohen të ndahen 500 bursa për studentët e komuniteteve tjera.

“Dje kanë dalë rezultatet për bursat për fushën e shkencave të inxhinierisë dhe matematikës. 1 315 studentë kanë aplikuar ku mbi 800 i kanë përmbushur kushtet”.

“Planifikohet të jepen 500 bursa për studentë për komunitete. Me 8 nëntor ka përfunduar edhe afati për bursa për studentë e UP baxhelor e master” , përfundon zëvendësministri i MASHTI-it , Dukagjin Pupovci./Shqip.com