Punonjësi i Komisariatit të Policisë rrugore në Tiranë kapet me drogë në Turqi

Një punonjës i Komisariatit të Policisë rrugore në Tiranë është kapur me drogë në Turqi.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit të Shqipërisë përmes një njoftimi.
“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit. Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022” thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit të punonjësit të arrestuar.
/Shqip.com