Punëtori bie nga lartësia prej 10 metrave
Publikuar:
(21.09.2021 10:06:37)

Një punëtor ka rënë nga një distancë prej 8-10 metrave.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40, në Graçanisë.
Personi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Ai ka pësuar lëndime shumë të rënda.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës. /Shqip.com