Punëtorët e pastrimit në Vushtri edhe pas 19 ditëve ende pa rroga

Data 19 prill, Punëtorët e Ndërmarrjes Publike ‘’ Pastrimi’’ ende pa rroga.
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike ‘’Pastrimi’’ nga Vushtria edhe pse kanë kaluar 19 ditë të muajit prill nuk kanë marrë rrogë.
Këtë për Shqip.com e ka konfirmuar vetë Fadil Bahtiri, kryeshef i kësaj ndërmarrje.
Bahtiri për Shqip.com thotë se ka pasur telashe-vonesa si pasojë e mos miratimit të buxhetit të Komunës.
‘’Po ka pasur telashe-vonesa si pasojë e mos miratimit të buxhetit komunal për qëllime të ndryshme politike, duke mos i menduar mirë pasojat e qytetarëve të Vushtrrisë dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike’’ ka thënë Bahtiri për Shqip.com
Sipas tij kjo është një aventurë politike.
“Pjesë e kësaj aventure politike janë ra pre edhe punëtorët e NPL “Përparimi” Sh.A ne Vushtrri’’ ka thënë Bahtiri.
Ai ka thënë se pagat do të ekzekutohen brenda dy ditëve./Shqip.com