Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë sërish para qeverisë
Publikuar:
(25.10.2021 10:10:19)

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën nga ora 11:00, do të protestojnë para qeverisë duke kërkuar miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Në komunikatën për media thuhet se “Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale”.
“Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, thuhet më tej.
Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në “realizimin e së drejtës themelore për të punuar”.
Punëtorët e Lotarisë kanë protestuar edhe muaj më herët duke kërkuar që të realizohen kërkesat e tyre./SHQIP.com