Punëtorët e KEK-ut përfitojnë 500 euro shtesë për fundvit
Publikuar:
(22.12.2022 14:21:59)

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do të përfitojnë nga 500 euro shtesë me rastin e festive të fundvitit.
Kjo është bërë e ditur nga Sindikata e Re e KEK-ut, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut .Faleminderit të gjithë punëmarrësve për kontributin në punë dhe njëkohësisht falënderojmë Menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut për realizimin e kësaj kërkese”.
Tutje, në njoftim thuhet se kjo shtesë do të jetë motivuese për angazhim maksimal në punë.
/Shqip.com