Publikohet videoja kur reperi rrahet me persona të panjohur
Publikuar:
(05.01.2022 20:22:46)

Jason Derulo është reperi i njohur, që u përfshi në një përleshje.
Ai ka qenë në Las Vegas, derisa është publikuar videoja ku ai është përfshirë në një zënkë me disa persona të panjohur, shkruan Daily Mail.
Duke u bazuar në burimet e TMZ, për këtë rast është kontaktuar edhe policia.
Para këtij konfrontimit, Jason u pa duke u ngjitur në shkallët e hotelit, derisa mbrapa tij kishte truproje.
Ai u kthye tek personat e panjohur, pasi dukej se ata e kanë ngatërruar me reperin Usher./SHQIP.com