Publikohet lista e këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH

Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit, Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH. Komisioni përzgjedhës, mes 77 aplikimesh, zgjodhi 31 prej tyre.
Drejtori artistik i festivalit, Bojken Lako, ka deklaruar se këtë vit përzgjedhja është bërë pas një dëgjimi të këngës, e cila identifikohej me një numër dhe jo me emrin e autorit, për të pasur një votim sa më të drejtë.
Interpretuesit në këtë festival përveç se nga Shqipëria, vijnë edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja etj.
Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.
Lista e artistëve të përzgjedhur për edicionin 62-të të Festivalit të Këngës:
Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Samanta Karavello – N’majë
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur
/Shqip.com