Publikohen të dhënat e fundit për rastet me COVID-19
Publikuar:
(18.03.2023 10:21:41)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka publikuar të dhënat e fundit rreth rasteve me koronavirus.
Brenda 24 orëve të fundit nga 119 testime të realizuara, janë konfirmuar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 36 pacientë.
Në këtë periudhë, nuk ka pasur raste me fatalitet, përderisa numri personave që janë të hospitalizuar gjatë kësaj periudhe është 13.
/Shqip.com