Publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte
Publikuar:
(26.09.2022 09:59:18)

Qendra e Studentëve gjatë ditës së sotme ka bërë publike rezultatet e studentëve të cilët janë të pranuar në Konvikte për vitin akademik 2022/23.
Sipas QS-së, konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022.
Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë, ndërsa kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.
Po ashtu është bërë e ditur se afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2022.
Listë e studentëve të pranuar mund ta gjeni duke klikuar këtu /Shqip.com