Lajme

Publikohen pamjet se ku do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Janë publikuar pamjet se ku do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Hoteli në kullën e Air Albania Stadium ka hapur për herë të parë dyert e tij për Samitin e ditës së nesërme

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se është bërë gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.

“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri. Hap dyert e veta për herë të parë Hotel Marriot, në kullën e Air Albania Stadium, një mjedis i cilësisë më të lartë ndërkombëtare të mikpritjes”, shkroi Rama.

Nesër gjatë ditës së marte do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tiranë në të cilin do të marrin pjesë liderë nga e gjithë bota.

Por, pjesëmarrjen në këtë takim e ka anuluar kryeministri i Spanjës, për faktin se vendi që ai udhëheqë ka Ditën e Kushtetutës.

Po ashtu, është publikuar agjenda e Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ky Samit do të mbahet në ditën e nesërme, përkatësisht me datën 6 dhjetor në Tiranë.

Duke filluar nga ora 9:30 do të mbërrijnë liderët në vendin ku do të mbahet Samiti.

Nga ora 10:00 do të bëhet firmosja e marrëveshjes Roaming.

Mbërritja e liderëve të tjerë do të vazhdojë edhe nga ora 10:15 dhe për të filluar me pas me seancën e parë plenare.

Parashihet edhe foto familjare e liderëve te vendeve pjesëmarrëse në Samit dhe pas saj vazhdimi i seancës së dytë plenare, raporton Abcnews.al.

Nga ora 14:30 do të jetë konferenca e liderëve duke përfshirë presidentin e Këshillit të Evropës, Charls Michel, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

/Shqip.com