Rozë

Publikohen pamjet e plota të përleshjes ndërmjet Noizyt dhe Cllevios

Noizy rrah një ish-anëtar të TBA-së

Reperi Noizy është përfshirë në një sherr me një ish-anëtar të TBA-së.

Flasim për Cllevion, me të cilin kishin pasur një sherr verbal para disa ditësh madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.

Pas kësaj është publikuar edhe një video e shkurtë me momentin e rrahjes.

Mirëpo tashmë është publikuar një tjetër video më e gjatë, në të cilën është xhiruar situata më e plotë e përleshjes fizike mes të përfshirëve në këtë ngjarje.

Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Panorama ka siguruar edhe videon e plotë./SHQIP.com

https://youtu.be/xBRGUXBzzWM