Publikohen pamjet brutale të Radojiçiqit duke e rrahur kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut
Publikuar:
(27.02.2024 17:52:11)

RTK ka publikuar videon ku ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, shihet duke e goditur ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut.
Radojçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
/Shqip.com