Publikohen imazhet e para të telefonit të palosshëm të Google
Publikuar:
(30.04.2023 13:01:00)

Pas rreth një viti kur nisën thashethëmet se Google po punon në nxjerrjen e një telefoni të palosshëm, tashmë në internet janë publikuar imazhet e para të modelit që do të quhet Google Pixel Fold.

Këto imazhe nuk zbulojnë asgjë të re dhe nuk na tregojnë ekranin e palosshëm të Pixel Fold, por ato vërtetojnë rrjedhjet e mëparshme të dizajnit.

Ky model pritet të dalë më 10 maj në ngjarjen e quajtur Google I/O 2023, së bashku me Pixel 7a dhe thuhet se kushton mbi 1,600 euro.

/Shqip.com