Publikohen fotografi të Romeos dhe ish të dashurës së tij Aleksias duke u puthur

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj ka disa javë që janë ndarë.
Ajo që konfirmojë fillimisht ndarjen ishte Aleksia, e cila ka treguar se dyshja kishin bërë planë edhe për martesë.
““Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.
Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.”

Ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe Romeo që tha shkurtë se nuk ngjiteshin.
Por, gjurmët e Romeos, Aleksia nuk i ka fshirë ende në një hapësirë tejet private të saj.
Sipas Prive bëhet fjalë për llogarinë që Peleshi ka në ‘Instagram’, përpos asaj publike.
Trendi i dy llogarive është prezent në mesin e fytyrave publike.

Aty, ende janë fotografitë në momente private me Romeon, të shkrepura e të postuara kryesisht gjatë vitit të kaluar./SHQIP.com