Sport Shqiptar

Publikohen formacionet zyrtare të derbit më të madh shqiptar

Tirana dhe Partizani përballen sot në kryeqytet në një ndeshje të madhe, e cila vendos për kreun e renditjes së Kategorisë Superiore Shqiptare në fund të vitit 2022.

Partizani i prinë renditjes me 26 pikë, kurse Tirana ndodhet e dyta me 25 sosh.

Dueli Tirana – Partizani është derbi më i madh i futbollit shqiptar që ngjallë interesim të jashtëzakonshëm të shikuesit.

Raportohet se deri më tash janë shituar afër 10 mijë bileta për ndeshjen që luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet e të dyja skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj, Lulaj, Najdovski, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha.

Trajner: Orges Shehi.

Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Skuka.

Trajner: Giovanni Kolela.

/Shqip.com